
Frigoriferë për shitje ushqimi me pakicë
Nga profesionistët për profesionistët
Pajisje ftohëse novatore për dyqanet e vogla ushqimore. Ju jeni profesionistë në shitjen e ushqimeve, ne në ftohjen për dyqanet e vogla dhe kontrollin e temperaturës së produkteve tuaja. Frigoriferët dhe ngrirësit për shitje me pakicë nga Liebherr ofrojnë ftohje të besueshme dhe të saktë, si dhe prezantim tërheqës të produkteve. Nuk është habi, fundja ne i kemi projektuar ata në mënyrë të veçantë për kërkesa të shumëllojshme për dyqanete e vogla ushqimore. Ne përdorim vetëm ftohës hidrokarboni dhe shkrirje me gaz të nxehtë për funksionim me efikasitet energjetik. Kështu ju mund të përqendroheni në atë që është më e rëndësishme për ju: Shitje.

Nxitje e xhiros. Kudo që dëshironi.
Siguri, pastërti dhe leverdi: standardet tona të pajisjeve për suksesin tuaj të shitjeve.
- TDA maksimale (sipërfaqja totale e ekspozimit) nëpërmjet sipërfaqeve të mëdha prej xhami
- Nuk ka formim kondensati te dyert
- Prezantim i përkryer i produkteve falë ndriçimit LED
- Izolim shumë efektiv
- Kompresor me komandim të shpejtësisë me sistem komandimi preciz
- Përdorimi vetëm i ftohësve me hidrokarbon
- Shkrirje automatike me gaz të nxehtë
- Shpejtësi dhe prakticitet në pastrim
- Pa nevojë për mirëmbajtje
Frigoriferë për dyqanet e vogla ushqimore
Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?
Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.
Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.
Linja telefonike e shërbimit
+355 453 018 32




