Ftohja dhe ngrirja
kuehl-gefrierkombination-CNbdd5733-liebherr-ambient-1920x450

udhëzuesin tonë të blerësit

Si të gjeni frigoriferin e duhur për ju

Të gjithë ata që po kërkojnë një frigorifer ose ngrirës të ri duhet të marrin në konsideratë tri kriteret në vijim:

Pajisje individuale apo e kombinuar?

Merrni parasysh çfarë ju nevojitet realisht. Keni nevojë për shumë hapësirë për ngrirje apo do të mjaftonte një ndarje në frigorifer?

Fleksibiliteti

Sa fleksibël jeni? Jetoni në një apartament ku ka vend vetëm për një pajisje të vogël nën banak apo mund të zgjidhni ta vendosni pajisjen kudo në kuzhinën tuaj?

Efiçenca e energjisë

Keni ndërmend ta mbani pajisjen për shumë vite, rast në të cilin nuk duhet të harxhojë shumë energji? Atëherë, kërkoni një nivel të lartë efiçence.

kuehl-portfolio-liebherr-ambient-1265x843

Cili lloj frigoriferi është i përshtatshëm për ju?

Nga shtëpitë me një person deri te familjet e mëdha, nga adhuruesit e freskisë deri te dashamirësit e dizajnit – pavarësisht nëse po kërkoni për një frigorifer të pavarur, një ngrirës plotësisht të integruar apo një kombinim, ne do t'ju tregojmë çfarë duhet të kini parasysh kur bëni blerjen.

Keni në plan të blini një frigorifer të ri së shpejti? Atëherë, njihuni me kriteret më të rëndësishme të shitjes. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë duhet të merrni në konsideratë gjatë blerjes së një pajisjeje, në mënyrë që të mund të gjeni frigoriferin e duhur për të përmbushur nevojat tuaja.

Gjeni frigoriferin e duhur në katër hapa

Një frigorifer është një blerje afatgjatë; padyshim ju dëshironi që ai të rezistojë për vite me radhë. Shmangni gabimet tipike që bëhen gjatë blerjes së një pajisjeje që në fillim dhe zbuloni se si të vendosni se çfarë ju përshtatet më mirë dhe cila pajisje ju duhet realisht.

Madhësia e përshtatshme e frigoriferit për të përmbushur nevojat tuaja varet kryesisht nga hapësira e shtëpisë tuaj. Kjo përcakton madhësinë duke përfshirë vëllimin në litra. Si rregull, për shtëpitë me shumë persona, ju duhet të llogarisni rreth 60–70 litra për person. Nëse jetoni në një shtëpi me 2 persona, atëherë një frigorifer rreth 140 litra është i përsosur; dhe për 4 persona, rreth 300 litra. Gjithashtu, çka është tjetër me rëndësi është stili juaj i jetesës. Nëse jetoni vetëm, shkoni në punë çdo ditë dhe blini ushqime njëherë në javë për të gjithë javën, frigoriferi duhet të jetë pak më i madh. Ndarje të veçanta freskie për frutat, zarzavatet dhe mishin, që zgjasin afatin e ruajtjes, janë të përsosura në këtë rast

Çdo shtëpi ka nevoja të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme që të dini cili është lloji më i mirë i frigoriferit ose ngrirësit për ju. Pyesni veten:

  • A ka vend në kuzhinën tuaj për një pajisje të pavarur?
  • A po kërkoni të zëvendësoni pajisjen tuaj ekzistuese me një të re, që do të thotë se madhësia duhet të jetë e njëjtë (p.sh. një pajisje plotësisht e integruar ose nën banak)?
  • Dëshironi të përshtatni frigoriferin me ndryshimet në shtëpinë tuaj (p.sh. një familje që po shtohet) dhe jeni duke kërkuar për një pajisje më të madhe?

Në varësi të kërkesave tuaja, mund të zgjidhni mes një pajisjeje të pavarur ose plotësisht të integruar, të zgjidhni një pajisje nën banak ose të vendosni për një kombinim luksoz krah për krah.

Frigoriferët dhe ngrirësit janë në përdorim gjatë gjithë kohës dhe zënë deri në 15% të faturës së energjisë elektrike. Prandaj sa vjen e më shumë konsumatorë po i kushtojnë vëmendje klasës së efiçencës së energjisë para se të bëjnë një blerje. Një pajisje është veçanërisht efiçente kur konsumon relativisht pak energji, por vazhdon të ofrojë performancë të lartë. Klasifikimet dhe etiketat e energjisë, si etiketa energjetike e BE-së, ofrojnë informacion mbi konsumin e energjisë dhe veçoritë e pajisjes dhe bëjnë të mundur krahasimin e efiçencës së pajisjeve.

Konsumi real elektrik varet gjithashtu nga temperatura e ambientit ku instalohet pajisja. Zbatohet rregulli në vijim: Sa më e ftohtë të jetë temperatura e dhomës, aq më pak elektricitet konsumon pajisja. Frigoriferët dhe ngrirësit e rinj janë të pajisur me funksione dhe sinjale që i ndihmojnë përdoruesit të sigurojnë ftohje optimale, edhe në ambiente më të ngrohta. Për ta bërë vendimin tuaj më të lehtë, klasat e klimës tregojnë vendin optimal për frigoriferin apo ngrirësin.

Më shumë këshilla për blerjen