
Frigoriferë ngrirës banak
Frigoriferët ngrirës banak janë pajisjet e reja shumëfunksionale.
Ngrirësit horizontalë Liebherr ofrojnë hapësirëtë bollshme për të ruajtur të gjitha ushqimet tuaja. Ata nuk spikasin vetëm për vëllimin e tyre të madh, por janë edhe mjaft ekonomikë në konsum. Sistemi StopFrost redukton ndjeshëm krijimin e akullit mbi ushqimet e ngrira, ndërsa mekanizmi i mbylljes së butë SoftSystem siguron që kapaku i ngrirësit të mbyllet me kujdes. Ndërkohë, llambat LED me kursim energjie sigurojnë ndriçim optimal. Thënë ndryshe, nuk kurseni energji vetëm nëpërmjet ndriçimit, por edhe gjatë hapje-mbylljes. Nuk është as shumë i ftohtë, as shumë i ngrohtë për ushqimet tuaja, nuk bën as zhurmë dhe as nuk ju hap telashe.
Çfarë ka rëndësi për ju kur vjen puna te frigoriferët ngrirës banak?
E dimë që keni standarde të larta kur bëhet fjalë për frigoriferët ftohës dhe ngrirës. Këtu ju vijmë ne në ndihmë. Krahas performancës së lartë, edhe ruajtja e burimeve është thelbësore. Po nëse do t‘ju thoshim se kemi pikërisht frigoriferin e duhur ngrirës banak për ju, që për çudi nuk bën asfare zhurmë? Falë traditës dhe ekspertizës së nevojshme, kemi projektuar frigoriferë ngrirës banak që nuk ju shpenzojnë as kohë, as para, që nuk bëjnë zhurmë dhe që janë sa më efikasë që është e mundur.

Frigoriferët tanë ngrirës banak rrallëherë kanë nevojë të shkrihen.
E dimë shumë mirë se jeta juaj e përditshme, plot vrull e stres, shpesh nuk ju lë kohë për ta shkrirë rregullisht ngrirësin tuaj banak. Sistemi StopFrost jua kursen këtë detyrë që kërkon shumë kohë. Ajo që dëshironi të shihni në ngrirësin tuaj banak janë ushqime të ngrira — sigurisht jo akull dhe shtresë ngricash. Me ngrirësit tanë banak, do të keni akull vetëm për pije.

Ngrirësit horizontalë Liebherr janë të pakrahasueshëm për sa i përket efikasitetit.
Për të projektuar frigoriferë ngrirës banak efikasë, kemi nevojë për njerëz të zgjuar që i trajtojnë problemet në mënyrë të gjithanshme. Prandaj, inxhinierët tanë duan të kombinojnë disa ide njëkohësisht. Ju lutemi të kini besim te qasja jone e bazuar te nevojat dhe të ruani më shumë ushqime në pajisjet tona me efikasitet energjie dhe që nuk bëjnë zhurmë.

Frigoriferët tanë ngrirës banak ofrojnë një nivel shtesë besueshmërie.
Mbyllje graduale për të mbrojtur ushqimin tuaj: SoftSystem. Mekanizmi ynë amortizues i mbylljes i bën frigoriferët tuaj ngrirës të mbyllen pa zhurmë dhe ngadalë. Dizajn i menduar deri në detaje dhe novator që ju mbron juve dhe të afërmit tuaj nga ekspozimi ndaj zhurmave të panevojshme.

Gama jonë e plotë e frigoriferëve banak.
Për t‘i ofruar çdo klienti produktin e duhur, kemi një gamë të gjerë produktesh. Ndaluni pak dhe gjeni se cili model i përshtatet më së miri nevojave dhe shtëpisë suaj. Funksioni ynë praktik i filtrit ju ndihmon ta ngushtoni fushën e kërkimit. Te ne do të gjeni frigoriferë ngrirës banak të pakrahasueshëm për sa i përket sigurisë.
Nga frigoriferët ngrirës banak te ftohësit e verës: të gjitha pajisjet tona me qëndrim të pavarur në një vështrim të shpejtë.
Zbuloni gamën e plotë të produkteve tona me qëndrim të pavarur: Ftohja. Ngrirja. Ruajtja.
Pyetje të shpeshta për frigoriferët tanë ngrirës banak.
FrostProtect ju lejon ta vendosni frigoriferin tuaj ngrirës banak në çdo dhomë, edhe nëse nuk është nxehur. Falë FrostProtect, ushqimet e ngrira mund të ruhen në mënyrë të sigurt edhe në temperatura ekstreme të ambientit, deri në -15 °C. Ushqimet tuaja të ngrira mbeten të mbrojtura mirë, pa asnjë rritje të kostove të energjisë elektrike, pasi ngrirësit tanë vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë efikase.
Falë sistemit tonë SmartFrost, frigoriferët tanë janë veçanërisht efikasë. Frigoriferët tanë SmartFrost janë të mirizoluar, duke reduktuar ndjeshëm ngricën që akumulohet brenda. Këto pajisje duhet të shkrihen, maksimumi, një herë në disa vjet. Paretet e lëmuara të brendshme e bëjnë pastrimin shumë më të lehtë. Së fundi, avulluesi, që është i integruar dhe i mbështjellë me shkumë izoluese, jo vetëm që siguron ftohje të njëtrajtshme, por njihet edhe për efikasitetin e tij të lartë.
Të gjithë frigoriferët tanë ngrirës banak kanë sinjal akustik paralajmërues. Sinjali akustik bie kur temperatura e frigoriferit ngrirës nuk është mjaftueshëm e ftohtë ose dera apo kapaku janë mbajtur hapur për një kohë të gjatë. Shkaqet e mundshme për rritjen e temperaturës mund të jenë futja e ajrit të ngrohtë të ambientit, ndërprerja e energjisë elektrike për një kohë të gjatë apo defektet në pajisje. Sinjali akustik mund të fiket duke prekur ekranin. Megjithatë, me raste, sinjalet paralajmëruese ndryshojnë në varësi të modelit. Për shembull, mesazhet paralajmëruese për disa prej modeleve tona mund të jenë të ndryshme. Prandaj, ju lutemi të konsultoheni me udhëzimet e përdorimit për modelin tuaj në veçanti, në rast se keni dyshime. Këto mund t‘i shihni lehtësisht online.
Ushqimet tuaja do të ruhen veçanërisht mirë në ngrirësit banak në një temperaturë prej -18 °C. Për t'i mbajtur ushqimet të ftohta për një kohë të gjatë dhe për të siguruar që ato të ruajnë shijen e freskët pasi të shkrihen, duhet të kontrolloni gjithmonë nëse temperatura është vendosur siç duhet. Temperaturat nën -18°C thjesht konsumojnë energji të panevojshme elektrike dhe nuk e zgjasin jetëgjatësinë e ushqimit.
Përgjigjet për pyetje të tjera që keni rreth produkteve tona i gjeni te pyetjet e shpeshta.
Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?
Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.
Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.
Linja telefonike e shërbimit
+355 453 018 32



