Ftohja dhe ngrirja
01/09
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 185,5 / 59,7 / 67,5 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 277 l

  • Niveli i zhurmës - 34 dB

NoFrost

Nëse hapni frigoriferin dëshironi të shikoni ushqime të ngrira – por sigurisht jo akull dhe brymë. NoFrost mbron hapësirën e ngrirjes nga akulli i padëshiruar, e cili harxhon shumë energji dhe ngandonjëherë është e shtrenjtë. NoFrost nënkupton: Jo më shumë mundim dhe kohë që kërkon shkrirjen e frigoriferit, të keni më shumë kohë për gjëra të tjera – dhe të kurseni para.

SmartSteel

Falë sipërfaqes SmartSteel, pamja e pastër e dizajnit të pajisjes është detaji i përsosur për çdo kuzhinë. Lustrimi horizontal i sipërfaqes thekson çelikun e inoksit dhe i jep një shkëlqim të mëndafshtë dhe një ndjesi të këndshme. Shtresa e veçantë e sipërfaqes minimizon shenjat e gishtërinjve dhe bën që sipërfaqja të jetë rezistente ndaj gërvishtjeve. Pra pjesa e jashtme me cilësi të lartë nuk dëmtohet.

Touch & Swipe-Display

Pajisja juaj Liebherr ju dëgjon me vëmendje në udhëzim: Falë Touch & Swipe-Display ju e përdorni frigoriferin tuaj në mënyrë intuitive dhe shumë lehtë. Zgjidhni lehtë funksionet si ""SuperCool"" në ekranin me ngjyra nëpërmjet prekjes dhe fshirjes. Po aq lehtë rregulloni edhe temperaturën. Po nëse nuk e përdorni ekranin në mënyrë aktive? Atëherë ju tregon temperaturën aktuale.

IceTower

Falë një rezerve për kubat e akullit prej 8 kg IceTower siguron që në festën tuaj të mos mbarojnë asnjëherë pijet e ftohta. Lopata e kubave të akullit dhe pllaka që tërhiqet mbi shina teleskopike mundësojnë një hyrje komode te kubat e akullit. Nëpërmjet një tabakaje shtesë ju mund të ruani edhe sasi të pakta akulli dhe të mbani poshtë ushqimin e ngrirë. Sirtari pranë ofron hapësirë për artikujt që duan shumë ftohje.

Ndriçimi LED IceMaker

Lejojini vetes përditë një ndjesi të vogël lumturie: Hidhni thjesht një vështrim te copat e akullit në formë kubi. Ndriçimi IceMaker i vendos kubat tuaja të akullit në qendër të vëmendjes. Ndriçimi LED aktivizohet automatikisht gjatë hapjes së derës. Shikimi i kubave të ndriçuara të akullit është kënaqësi – edhe etja për një pije të ftohtë.

Lopata e kubave të akullit

Qoftë për racionim ose për transportim – me lopatën e akullit të pajisjes Liebherr bëhen të dyja lehtësisht me dorë. Falë pozicionit të pjerrët të majës dhe dorezës ergonomike kubat e akullit bien shpejt dhe lehtë nga IceTower juaj në pijet tuaja. Përveç kësaj, lopata e fortë e akullit prej plastike të qëndrueshme e gëzon syrin falë sipërfaqes së saj saten në ngjyrë të gjelbër transparente akullnajore.

*

Wert nach Global Standard (GS)

**

Gemäß Verordnung EU 2019/2016 bilden wir das Gesamtvolumen als ganze Zahl (abgerundet) und das Volumen der Tiefkühl- und Frischhaltefächer mit einer Stelle nach dem Komma ab. Das komplette Spektrum der Effizienzklassen finden Sie auf Seite 9. Entsprechend (EU) 2017/1369 6a. Die Bezeichnung „Volumen“ bezieht sich auf den in der aktuellen Verordnung genannten Begriff „Rauminhalt“.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.