Ftohja dhe ngrirja
  • Dimensionet e bufesë Lartësi/Gjerësia/Thellësia - 177,2 - 178,8 / 56 - 57 / 55,0 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 266 l

  • Niveli i zhurmës - 33 dB

EasyFresh

Garanti për freskinë e tregut në shtëpinë tuaj është rafti ynë për ruajtjen e ushqimeve EasyFresh. Nëse janë fruta apo perime: këtu ruhet gjithçka në mënyrë optimale. Nga ushqimet rritet lagështia e ajrit në raft falë mbylljes hermetike. Në këtë mënyrë ushqimet ruhen të freskëta për një kohë të gjatë.

SmartFrost

Sa e ftohtë, aq e zgjuar: Teknologjia SmartFrost redukton në mënyrë efektive formimin e brymës në hapësirën e brendshme dhe për artikujt në ngrirje. Kështu pajisja e ngrirjes duhet të shkrijë shumë rrallë – dhe për më tepër harxhon më pak energji. Edhe një avantazh: Muret e brendshme janë veçanërisht të lëmuara dhe si rrjedhojë lehtësisht për t’u pastruar.

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

Touch-Display

Vërtet prekëse: Nëpërmjet ekranit me prekje ju përdorni thjesht dhe në mënyrë intuitive pajisjen tuaj Liebherr. Në ekran janë të renditura qartë të gjitha funksionet. Me një prekje të lehtë me gisht ju zgjidhni për shembull pa mundim funksionet ose kontrolloni temperaturën aktuale të pajisjes suaj ftohëse.

Vend për tepsi

A dëshironi t'i mbani të freskëta ëmbëlsirat me fruta të pjekura vetë? Ose picën e përgatitur që duhet futur më vonë në furrë? Futni lehtë tepsinë tuaj në pajisjen tuaj Liebherr – ajo ju ofron vend të mjaftueshëm për të vënë një tepsi. Veçanërisht praktike: Ju mund të fusni dhe të nxirrni tepsinë në hapjen e derës me kënd 90°.

VarioSpace

Po kërkoni për një vend ku mund të ruani në mënyrë të sigurt një tortë me akullore me disa kate deri në festën e verës? Kjo nuk është problem për ngrirësin tuaj Liebherr: ai e di se ndonjëherë ju duhet më shumë hapësirë. Falë VarioSpace, ju mund të hiqni lehtësisht sirtarët e ngrirësit dhe ja ku do të keni me shumë hapësirë ruajtëse për artikujt tuaj!

*

Wert nach Global Standard (GS)

**

Gemäß Verordnung EU 2019/2016 bilden wir das Gesamtvolumen als ganze Zahl (abgerundet) und das Volumen der Tiefkühl- und Frischhaltefächer mit einer Stelle nach dem Komma ab. Das komplette Spektrum der Effizienzklassen finden Sie auf Seite 9. Entsprechend (EU) 2017/1369 6a. Die Bezeichnung „Volumen“ bezieht sich auf den in der aktuellen Verordnung genannten Begriff „Rauminhalt“.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.