Ftohja dhe ngrirja
01/06
  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi - 137,2 / 55 / 63 cm

  • Vëllimi i përgjithshëm - 210 l

  • Niveli i zhurmës - 38 dB

SmartFrost

Me "SmartFrost", formimi i akullit në hapësirën e brendshme dhe ushqimet në ngrirje reduktohet ndjeshëm. Kështu shkrirja e frigoriferit nevojitet shumë më rrallë. Muret e brendshme janë të lëmuara dhe të lehta për t'u pastruar. Serpentina e hapur dhe e mbështjellë me shkumë siguron një efiçencë të lartë të energjisë dhe ftohje të njëtrajtshme.

DuoCooling

Falë dy qarkullimeve komplete, të ndara të ajrit të ftohtë, DuoCooling siguron që të mos ketë shkëmbim ajri ndërmjet pjesës ftohëse dhe asaj ngrirëse. Ushqimet as nuk thahen dhe as nuk mbajnë erë. Dhe kjo nënkupton: më pak ushqime për të hedhur, më rrallë për të blerë, por më shumë për të kursyer dhe për të shijuar.

FrostSafe

Te FrostSafe, kasetat ekstra të larta dhe që nxirren jashtë janë mbyllura nga të gjitha anët. Si rezultat, ftohja nuk mund të largohet aq shpejt kur hapet pajisja. Pjesa e përparme transparente e kutive siguron një pamje optimale të ushqimit të ngrirë.

VarioSpace

Në të gjithë frigoriferët ngrirës me "NoFrost" dhe "SmartFrost" kasetat dhe bazamenti i ndërmjetëm prej xhami që qëndron poshtë tyre mund të hiqen lehtë. Kështu krijohet "VarioSpace" - sistemi praktik për hapësirën shtesë të ruajtjes, në mënyrë që hapësira të krijohet shpejt edhe për produktet e mëdha për ngrirje.

Kutitë transparente të perimeve

Kutitë transparente të perimeve ofrojnë shumë hapësirë për ruajtjen e dukshme të frutave dhe perimeve. Përveç kësaj, ato janë të lehta për t'u pastruar.

Mentesha e ndryshueshme e derës

Pajisjet janë të pajisura në fabrikë me menteshë dere në krahun e djathtë. Me mundësinë e ndryshimit të menteshës së derës, pajisja mund të përdoret gjithmonë në mënyrë optimale sipas vendit të instalimit.

*

Wert nach Global Standard (GS)

**

Gemäß Verordnung EU 2019/2016 bilden wir das Gesamtvolumen als ganze Zahl (abgerundet) und das Volumen der Tiefkühl- und Frischhaltefächer mit einer Stelle nach dem Komma ab. Das komplette Spektrum der Effizienzklassen finden Sie auf Seite 9. Entsprechend (EU) 2017/1369 6a. Die Bezeichnung „Volumen“ bezieht sich auf den in der aktuellen Verordnung genannten Begriff „Rauminhalt“.

Vini re: Pavarësisht mirëmbajtjes së kujdesshme të të dhënave, ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime teknike dhe mund të ndodhin gabime ose devijime të përmbajtjes në imazh ose tekst krahasuar me pajisjen origjinale.