Kushtet e Përgjithshme të GaranciPlus
Politika e privatësisë (garancia e zgjatur dhe garancia 10-vjeçare e kompresorit)
Në "Liebherr-Hausgeräte Maritsa" SH.P.K., ne i kushtojmë një rëndësi të madhe mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave tuaja personale. Prandaj, është thelbësore për ne t'ju informojmë për të dhënat personale që përpunojmë, qëllimet e këtij përpunimi dhe të drejtat që keni në lidhje me të dhënat tuaja personale.
А. Dispozita të Përgjithshme
I. Çfarë përbën të dhëna personale dhe çfarë nënkupton përpunimi?
- "Të dhëna personale" (këtu e tutje referuar si "të dhëna") është çdo informacion për një person fizik, i cili është i identifikuar ose i identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi i një personi, drejtpërdrejt apo tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë etj.
- "Përpunimi" është çdo veprim ose grup veprimesh, të cilat janë kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose ndryshe duke vënë në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, fotografimi, pasqyrimi, hedhja, plotësimi, seleksionimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi, edhe në qoftë se nuk janë të regjistruara në një bankë të dhënash.
II. Kush është administratori i të dhënave tuaja personale?
Administratori i të dhënave tuaja personale është:
"Liebherr-Hausgeräte Maritsa" Sh.P.K., 4202 Radinovo,
Komuna Maritsa, Provinca Plovdiv
Tel.: 00359/32-50-5309 Email: [email protected]
III. Cilat janë të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave?
Brenda kuadrit ligjor, si subjekt i të dhënave, ju keni të drejtën të:
- Të merrni informacionin dhe konfirmimin nëse të dhënat personale tuaja po përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale.
- Të merrni në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre.
- Të kërkoni mos jeni subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për ju ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ju dhe kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale, që lidhen me ju, veçanërisht, efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen.
- Të kërkoni bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, pa pagesë, kur viheni në dijeni se të dhënat rreth jush nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
- Të kundërshtoni, në çdo kohë, mbështetur në legjislacionin në fuqi, përpunimin e të dhënave rreth jush.
- Të kërkoni që përpunimi i të dhënave të mos fillojë ose, nëse përpunimi ka filluar, të ndalojë përpunimi i të dhënave, që lidhen me ju, për qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë si dhe të informoheni përpara përhapjes për herë të parë të të dhënave për këtë qëllim. Në rastin e një kundërshtimi të justifikuar, ne do të rishikojmë rastin dhe do të ndalim përpunimin e të dhënave përveçse nëse ne tregojmë arsye ligjore të fuqishme për përpunimin që i kalon interesat, të drejtat dhe liritë tuaja, ose nëse përpunimi është për vendosjen, ushtrimin, ose mbrojtjen e kërkesave ligjore.
- Tërhiqni pëlqimin tuaj në lidhje me përpunimin, nëse e keni dhënë atë. Ju lutem vini re se ligjshmëria e përpunimit të bazuar në pëlqimin tuaj deri në tërheqjen e tij mbetet e paprekur nga tërheqja juaj.
- Kërkoni kompensim sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil, nëse ju është shaktuar një dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave.
Nëse keni ndonjë pretendim në lidhje me të drejtat e mësipërme, ju lutem kuptoni se ne mund të kërkojmë prova nga ju për të vërtetuar se jeni personi që pretendoni të jeni. Për më tepër, keni të drejtën të paraqisni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent nëse besoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale shkel kërkesat e Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Pë mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
B. Përpunimi i të Dhënave
I. Garancia e Zgjeruar
Ne ofrojmë një garanci të zgjeruar falas për pajisjen tuaj dhe një garanci 10-vjeçare për kompresorin. Nëse dëshironi të merrni këtë garanci, mund të regjistroni duke përdorur formularin e bashkangjitur. Gjatë regjistrimit, ne përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme:
Gjatë regjistrimit, ne përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme:
1. Emri
2. Mbiemri
3. Adresa e emailit
4. Data e blerjes së pajisjes
5. Numri serial i pajisjes
Ne përpunojmë të dhënat e përmendura vetëm për qëllimin e lëshimit dhe dërgimit të certifikatave të Garancisë Plus dhe Garancisë për Kompresorin.
Përpunimi i të dhënave për qëllime të tjera mund të realizohet vetëm nëse plotësohen kërkesat ligjore të nevojshme sipas Nenit 6, të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Pë mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Në këtë rast, natyrisht, do të respektojmë të gjitha detyrimet për të ofruar informacion sipas Nenit 18 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Pë mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar
Mbi cilën bazë ligjore ne përpunojmë të dhënat tuaja personale?
Të dhënat tuaja do të përpunohen për të përmbushur një kontratë/obligim para-kontraktual sipas Nenit 6, Paragrafi 1, "b" i Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
II. Njoftimi përmes Email-it
Për më tepër, ne ju ofrojmë mundësinë të abonoheni në njoftimin tonë promocional përmes email-it. Nëse dhe në masën që na keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë, gjatë dërgimit të njoftimit tonë përmes email-it, ne do të përpunojmë të dhënat e listuara më poshtë.
Cilat të dhëna personale përpunojmë dhe për çfarë qëllimesh?
Ne përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme:
1. Përshëndetjet
2. Emri
3. Mbiemri
4. Adresa e e-mail
5. Adresa juaj (e jashtme) IP
6. Data dhe ora e regjistrimit dhe konfirmimit të regjistrimit
7. Data dhe ora e marrjes së njoftimit
Në parim, ne përpunojmë të dhënat e ofruara nga ju vetëm për të qenë në gjendje të dërgojmë rregullisht njoftimin tonë përmes email-it (mundësisht me një përshëndetje të personalizuar) dhe për t'ju ofruar informacion promocional në lidhje me produktet ose shërbimet tona, ose për fushata të caktuara, ngjarje, lotari, njoftime/artikuj, etj.
Të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit për njoftimin, përfshirë përmes procedurës së quajtur Double-Opt-In, përpunohen vetëm për mbrojtjen e ofertës dhe për përmbushjen e obligimeve tona ligjore për llogaridhënie. Në procedurën Double-Opt-In gjatë regjistrimit për njoftimin, do të merrni një email që kërkon konfirmimin e regjistrimit tuaj. Nëse nuk konfirmoni regjistrimin tuaj duke klikuar në lidhjen e dërguar, nuk do të regjistroheni për njoftimin tonë promocional dhe ai nuk do t'ju dërgohet përmes email-it.
Për më tepër, ne pasqyrojmë dhe analizojmë ndërveprimin tuaj me njoftimin tonë (matja e frekuencës së hapjeve dhe klikimeve në të) dhe ruajmë këtë informacion në profilin tuaj të marrësit për të analizuar suksesin e njoftimit promocional, për ta përmirësuar vazhdimisht dhe për ta përshtatur me nevojat përkatëse të përdoruesve. Ndjekja e hapjeve bëhet me ndihmën e të ashtuquajturit shenjë pixel, e cila është një skedar i vogël, i padukshëm imazhi që ngarkohet automatikisht nga serveri i internetit kur hapet njoftimi, duke ofruar informacion që njoftimi është hapur me të vërtetë. Në ndryshim nga kjo, ndjekja e klikimeve bëhet në këtë mënyrë: pasi të klikoni në një lidhje të integruar në njoftim, fillimisht transferoheni në një server uebi, ku regjistrohet klikimi juaj; vetëm atëherë shkoni në faqen e dëshiruar.
Përpunimi i të dhënave për qëllime të tjera mund të realizohet vetëm nëse plotësohen kërkesat ligjore të nevojshme sipas Nenit 6, të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar. Në këtë rast, natyrisht, do të respektojmë të gjitha detyrimet për të ofruar informacion sipas Nenit 18 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Pë mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Në cilën bazë ligjore ne përpunojmë të dhënat tuaja personale?
Të dhënat tuaja personale do të përpunohen në bazë të pëlqimit tuaj në përputhje me Nenin 6, Paragrafi 1, shkronja "a" në lidhje me Nenin 7 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor sipas Nenit 6, Paragrafi 1, shkronja "b", ose për ofrimin e shërbimeve sipas Nenit 6, Pika 3 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.
Keni të drejtën në çdo kohë të tërhiqni pëlqimin tuaj me efekt të ardhshëm dhe/ose në çdo kohë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja për qëllime promocionale. Tërheqja e pëlqimit/kundërshtimi nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer deri në tërheqjen e pëlqimit/kundërshtimin. Tërheqja e pjesshme e pëlqimit/kundërshtimi i pjesshëm, që lidhet vetëm me ndjekjen e hapjeve dhe klikimeve dhe/ose ruajtjen e rezultateve të kësaj ndjekjeje në profilin e marrësit, nuk është e mundur, ndaj duhet të anuloni abonimin nga i gjithë njoftimi. Mund të anuloni abonimin nga njoftimi në çdo kohë përmes email-it në [email protected] ose duke klikuar në lidhjen e anulimit të abonimit të disponueshëm në fund të çdo njoftimi.
III. Kategoritë e marrësve
Ne mund të transferojmë të dhënat tuaja te:
1. Kompani të tjera brenda grupit korporativ Liebherr, në masën e nevojshme për të përfunduar, përmbushur, ose ndërprerë një kontratë ose nëse ka një interes të ligjshëm nga ana jonë në këtë transfer dhe nuk ka një interes të ligjshëm mbizotërues nga ana juaj që do ta kalonte atë;
2. Punonjësit tanë, të cilët përdorim për të arritur qëllimet e përmendura më sipër;
3. Gjykata, trupat e arbitrazhit, institucione, ose avokatë, nëse është e nevojshme për të përmbushur legjislacionin në fuqi ose për të paraqitur, ushtruar, ose mbrojtur kërkesat ligjore.
IV. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave kryhet, me marrës, nga shtete me një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave me një shtet, që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale në përputhje me nenin 8 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, lejohet nëse (1) na keni dhënë pëlqimin tuaj, (2) autorizohet nga akte ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe që janë të zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë, (3) transferimi është i nevojshëm për kryerjen e kontratës ndërmjet nesh ose për zbatimin e masave parakontraktore të marra si përgjigje ndaj kërkesës suaj, (4) transferimi është i nevojshëm për përmbushjen apo kryerjen e një kontrate ndërmjet nesh dhe një pale të tretë, në interesin tuaj, (5) është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave jetësorë tuaj, (6) është detyrim ligjor i yni.
Nëse ne realizojmë transferimin ndërkombëtar të të dhënave tuaja, do t'ju informojmë mbi detajet e transferimit në vendet përkatëse në këtë deklaratë për privatësinë.
V. Periudha e ruajtjes së të dhënave dhe fshirja
Ne përpunojmë të dhënat tuaja për aq kohë sa është e nevojshme për të arritur qëllimin përkatës, përveç nëse ju keni kundërshtuar në mënyrë efektive përpunimin e të dhënave tuaja ose keni tërhequr në mënyrë efektive pëlqimin tuaj. Nëse ka obligime ligjore për të mbajtur të dhënat, ne duhet të ruajmë të dhënat përkatëse brenda periudhës së detyrueshme. Pas skadimit të kësaj periudhe, ne kontrollojmë nëse ka ende një nevojë për përpunim. Nëse një nevojë e tillë nuk ekziston më, të dhënat tuaja do të fshihen.
VI. Vendimmarrja individuale e automatizuar
Ne nuk aplikojmë vendimmarrje të bazuar vetëm në përpunim automatik sipas Nenit 14 të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar,. Nëse, në raste individuale, përdorimi i procedurave të tilla është i nevojshëm, ne do të informojmë veçmas për këtë në këtë deklaratë, në masën që është e parashikuar nga ligji.
VII. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale nga qasja e paautorizuar dhe humbja
Ne përdorim masa teknike dhe organizative të sigurisë për të siguruar që të dhënat tuaja të mbrohen nga humbja, ndryshimi, ose qasja e paautorizuar nga palë të treta. Në çdo rast, qasja në të dhënat tuaja nga ana jonë lejohet vetëm për personat e autorizuar dhe vetëm në masën e nevojshme për qëllimet e përmendura më sipër.
Përditësimi i fundit : Shtator 2024