Kushtet e Përgjithshme të GaranciPlus
Kushtet e garancisë së kompresorit “Liebherr” për Republikën e Shqipërisë
"Liebherr - Hausgerette Maritza" sh.p.k, me nr. NIPT 115278227, me seli dhe regjistruar në adresën: Radinovo 4202, Plovdiv, Bullgari.
“Liebherr” i jep pronarit të kësaj pajisjeje ftohëse dhe/ose ngrirëse për përdorim personal një garanci tregtare në kuptim të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, nr. 9902, datë 17.04.2008, sipas kushteve dhe procedurës së mëposhtme, të cilat përdoruesi duhet të ndjekë për të marrë përmbushjen e garancisë tregtare (garancia tregtare për kompresorin “Liebherr”). Kjo garanci e kompresorit “Liebherr” është shtesë dhe nuk kufizon të drejtat ligjore të blerësit ndaj shitësit të pajisjes në rast defektesh, të cilat blerësi mund t'i kërkojë pa pagesë.
I. Vlefshmëria e garancisë
Garancia e kompresorit “Liebherr” vlen për pajisjet ftohëse dhe/ose ngrirëse për përdorim personal në Republikën e Shqipërisë. Pajisjet për përdorim profesional përjashtohen nga kjo garanci.
II. Garantues
"Liebherr - Hausgerette Maritza" sh.p.k, me nr. NIPT 115278227, me seli të regjistruar në adresën: Radinovo 4202, Plovdiv, Bullgari. Pretendimin për të drejtat e kësaj garancie blerësi mund ta bëjë gjithashtu pranë servisit të autorizuar në territorin e rrepublikes së Shqipërisë:
Elektro-Servis
Tel+355 44509090
Rr. Shkelqim Fusha, Selite, Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1, Tirane, Albania
III. Afati dhe fillimi i garancisë së kompresorit “Liebherr”
1. Garancia jepet për një periudhë prej 10 (dhjetë) vitesh.
2. Periudha e garancisë fillon që nga dorëzimi i pajisjes tek blerësi që e ka blerë për përdorim të parë (e re).
3. Periudha e garancisë pas riparimit të mallrave zgjatet automatikisht vetëm për të mbuluar shfaqjen e të njëjtës mospërputhje.
IV. Kushtet për të përfituar garancinë
“Liebherr” jep garancinë me përmbushjen e dukshme të kushteve të mëposhtme:
1. Pajisja është blerë për përdorim fillestar nga “Liebherr” ose nga një tregtar i autorizuar brenda fushës së garancisë.
2. Pajisja është instaluar brenda fushës së garancisë.
3. Pajisja është vetëm për përdorim personal.
4. Certifikata origjinale e garancisë së kompresorit “Liebherr” dhe dokumenti origjinal i blerjes së pajisjes (fatura tatimore/kuponi tatimor) i janë paraqitur personelit të shërbimit të klientit të “Liebherr”.
5. Pajisja është regjistruar siç duhet në “Liebherr” brenda 60 ( gjashtëdhjetë ) ditëve nga blerja.
6. Garancia e kompresorit “Liebherr” nuk mund të transferohet në një pajisje tjetër.
V. Përmbajtja dhe fusha e garancisë së kompresorit “Liebherr”
1. Nëse, gjatë periudhës së garancisë, ndodhin defekte në kompresorin e pajisjes që mund të vërtetohet se janë për shkak të defekteve materiale ose të prodhimit, atëherë Shërbimi i Klientit “Liebherr” ose një partner i autorizuar i Shërbimit të Klientit të “Liebherr” do të sigurojë një kompresor të ri të përshtatshëm pa pagesë brenda 1 (një) muaji nga njoftimi nga përdoruesi, duke përballuar kostot përkatëse, veçanërisht shpenzimet e punës dhe udhëtimit për instalimin dhe çmontimin e kompresorit, si dhe materialet shtesë për riparimin, nëse ka.
2. Garancia nuk krijon pretendime kundër “Liebherr” që shkojnë përtej qëllimit të korrigjimit të defektit.
3. Gjatë afatit të “Garancisë Liebherr” dhe “Garancisë Plus Liebherr” (nëse ka), kushtet e “Garancisë Liebherr” dhe “Garancisë Plus Liebherr” (nëse ka) do të zbatohen ekskluzivisht.
VI. Përjashtimi nga garancia
1. Defektet e kompresorit për shkak të:
a) Mosndjekjes së udhëzimeve të funksionimit dhe/ose instalimit, instalimi jo i duhur dhe/ose lidhje jo e duhur, keqpërdorimi, shërbimi jo i duhur ose ngarkimi dhe konsumimi;
b) Ndikimeve të jashtme si: Riparimet dhe modifikimet që nuk kryhen nga Shërbimi i Klientit të “Liebherr” ose nga një partner i autorizuar i shërbimit të klientit të “Liebherr”;
c) Riparimeve dhe modifikimeve që nuk kryhen nga Shërbimi i Klientit “Liebherr” ose nga një partner i autorizuar i shërbimit të klientit të “Liebherr”.
2. Garancia e kompresorit është e pavlefshme nëse etiketa e modelit me nr. serial, përkatësisht numri i pajisjes hiqet, ngatërrohet ose bëhet i palexueshëm, ose nëse pjesë të tjera janë instaluar në pajisje.
VII. Kufizimi kohor për kryerjen e kërkesave për garancinë
Pretendimet që lindin sipas kësaj garancie tregtare të kompresorit “Liebherr” bazuar në defektet e bëra brenda periudhës së garancisë duhet të bëhen brenda 6 (gjashtë) muajve nga zbulimi i defektit.
VIII Bërja e një kërkese
Në rast se blerësi dëshiron të pretendojë të drejtat sipas kësaj garancie, blerësi duhet të kontaktojë në të dhënat e kontaktit si mëposhtë duke paraqitur Certifikatën origjinale të Garancisë së Kompresorit “Liebherr” dhe dokumentin (faturën tatimore/kuponin tatimor) origjinal të blerjes për pajisjen:
"LIEBHER - HAUSGERETTE MARITZA" sh.p.k, nr. NIPT 115278227, me seli të regjistruar në adresën: Radinovo 4202, Plovdiv, Bullgari.
Tel: 0800 11 808
Email: [email protected]
Pretendimin për të drejtat e kësaj garancie blerësi mund ta bëjë gjithashtu pranë servisit të autorizuar në territorin e rrepublikes së Shqipërisë:
Elektro-Servis
Tel+355 44509090
Rr. Shkelqim Fusha, Selite, Pallati “Matrix Konstruksion”, Kati 0 dhe +1, Tirane, Albania