Ftohja dhe ngrirja
cooling-for-vaccines-liebherr-ambient-1920x960

Liebherr ka një zgjidhje të përshtatshme për çdo kërkesë

Ftohja dhe ruajtja e vaksinave

Vaksinat kanë origjinë biologjike dhe zakonisht janë të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme. Në veçanti ngrohtësia dhe drita kanë efekt destabilizues te strukturat molekulare, e cila është arsyeja pse vaksinat zakonisht duhet të mbahen në vend të errët e të freskët. Temperatura e ruajtjes +2°C deri në +8°C është e detyrueshme për shumicën e vaksinave. Temperaturat tepër të ftohta ose tepër të ngrohta mund të ndikojnë negativisht te vaksinat dhe mund të dëmtojnë efikasitetin e tyre. Prandaj temperatura e ruajtjes duhet të jetë gjithnjë e kontrolluar.

Madje disa vaksina të reja mARN duhet të mbahen në temperaturë -20°C ose në temperatura shumtë ulëta që arrijnë -70°C deri në -75°C.

Çfarë do të thotë mARN dhe si funksionojnë vaksinat mARN?

Akronimi mARN do të thotë mesazhier-acid ribonukleik. Koncepti i përdorimit të mARN në vaksina është i ri. Ndryshe nga vaksinat e tjera, nuk administrohet një patogjen i dobësuar ose i vdekur, por një pjesë e informacionit gjenetik të virusit në formën e mARN. Normalisht trupi prodhon vetë mARN nga kopjet e segmenteve të ADN-së për të formuar proteina. Qelizat e trupit të personit të vaksinuar formojnë antigjene nga informacioni në mARN, të cilat aktivizojnë sistemin imunitar të njeriut. Gjatë këtij procesi, mARN nuk futet në bërthamën e qelizës, prandaj nuk mund ta ndryshojë ADN-në e personit të vaksinuar. Pas një kohe relativisht të shkurtër, mARN degradohet në trup, por reagimi i trupit ndaj vaksinës mbetet i pandryshuar. Më pas, kur bie në kontakt me patogjenin, sistemi imunitar i personit të vaksinuar përgatitet dhe mund të mbrohet nga sëmundjet.

Pajisjet laboratorike nga Liebherr i ftohin vaksinat në mënyrë të besueshme e të sigurt

Duhet të zbatohen rregulla të veçanta për sigurinë dhe higjienën kur mbahen vaksina që kanë nevojë për ftohje:

  • Mbrojini nga drita dhe nga i ngrohti
  • Sigurohuni që zinxhiri i ftohjes të ruhet dhe shmangni luhatjet e temperaturës
  • Kontrolloni temperaturën
  • Parandaloni ngrirjen ose ngricën
  • Siguroni qarkullim të mirë të ajrit midis vaksinave

Për këtë qëllim, Liebherr ka një gamë pajisjesh laboratorike për ftohjen dhe ruajtjen e substancave tepër të ndjeshme që i plotësojnë këto kërkesa.

Shumica e vaksinave që disponohen aktualisht mund të ndahen në tri kategori për sa i përket kërkesave lidhur me temperaturën e ruajtjes, dhe Liebherr ka zgjidhjen e duhur për secilën prej tyre:

  • −40°C deri në −86°C: Ngrirës me temperaturë shumë të ulët
  • −9°C deri në −30°C: Ngrirës laboratorikë
  • −2°C deri në +16°C: Frigoriferë laboratorikë

lab-fridge-storing-vaccine-169-1920x1080

Ngrirësit Liebherr me temperaturë shumë të ulët plotësojnë kërkesat më të larta për sigurinë

Ngrirësit Liebherr me temperaturë shumë të ulët sigurojnë ftohje në temperaturë shumë të ulët nga -40°C deri në -86°C. Ata përdorin mekanizmat më të mirë të sigurisë dhe teknologjinë më të fundit për konsum të ulët të energjisë:

  • Luhatje minimale të temperaturës
    Pajisjet kanë luhatjet më të ulëta të temperaturës brenda një hapësire ose kohe të caktuar.
  • Sistem i gjerë monitorimi
    Nëse ka devijime në temperaturën e brendshme, nëse dera nuk mbyllet, ose nëse ka ndërprerje energjie, sinjalet e alarmit dhe opsionet e gjera të regjistrimit të temperaturës dhe të alarmeve i mbrojnë në mënyrë të besueshme vaksinat dhe kampionet.
  • Konsum i ulët i energjisë
    Ngrirësit Liebherr me temperaturë shumë të ulët janë ndër modelet më ekonomikë në tregun botëror. Izolimi i shkëlqyer i paneleve të vakumit dhe sistemi i efektshëm i ftohjes bëjnë të mundur kursim optimal të energjisë dhe kosto të ulëta në funksionim.

Informacione në lidhje me ruajtjen e vaksinave kundër Covid-19 nga BioNTech dhe Pfizer

Vaksina mARN e re BNT162b2 mbahet në temperatura midis -70°C dhe -75°C. Kjo temperaturë është optimale për ruajtje afatgjatë në laboratorë. Megjithatë BioNTech ka njoftuar tashmë se vaksina do të jepet në kuti akulli të thatë dhe mund të mbahet e ftohtë në këto kuti për 30 ditë. Në qendrat e vaksinimit dhe në praktikat mjekësore, vaksina mund të mbahet për deri në pesë ditë në frigoriferë profesionalë në temperaturë 2°C deri në 8°C.

Përmbledhje e ngrirësve Liebherr me temperaturë shumë të ulët | -40°C deri në -86°C

  • Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 196,6 / 92 / 108,2 cm

  • Zona për temperaturën e rregullueshme -40 °C deri në -86 °C

  • Numri maksimal i sirtarëve 352

  • Koha e ftohjes 360 min

  • Koha e ngrohjes 230 min

  • Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 196,6 / 92 / 108,2 cm

  • Zona për temperaturën e rregullueshme -40 °C deri në -86 °C

  • Numri maksimal i sirtarëve 352

  • Koha e ftohjes 360 min

  • Koha e ngrohjes 230 min

  • Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 196,6 / 120,4 / 108,2 cm

  • Zona për temperaturën e rregullueshme -40 °C deri në -86 °C

  • Numri maksimal i sirtarëve 528

  • Koha e ftohjes 450 min

  • Koha e ngrohjes 250 min

  • Dimensionet e jashtme (L/GJ/TH) 196,6 / 120,4 / 108,2 cm

  • Zona për temperaturën e rregullueshme -40 °C deri në -86 °C

  • Numri maksimal i sirtarëve 528

  • Koha e ftohjes 450 min

  • Koha e ngrohjes 250 min

Pse është e nevojshme që vaksinat mARN të ruhen në temperatura kaq të ulëta?

Disa vaksina të reja mARN janë më të ndjeshme ndaj të ngrohtit sesa vaksinat e tjera. mARN rrethohet nga lipide të veçanta. Lipidet sigurojnë që mARN të shkojnë në vendin e duhur në trup. Në temperatura shumë të ulëta, këto lipide dhe struktura lipidesh ndalojnë së lëvizuri, në mënyrë që struktura të mbetet e qëndrueshme. Në temperatura -70°C, kjo gjendje mund të garantohet për kohë të gjatë. Prandaj, disa vaksina mARN mbahen në temperatura shumë të ulëta.

Ruajtje e vaksinës në −20°C

Kompania amerikane Moderna ka njoftuar se vaksina e saj mRNA-1273 mund të ruhet në -20°C për kohë të gjatë. Në temperatura normale frigoriferi, vaksina mund të mbahet për 30 ditë. Vaksinat e ndryshme kanë nevojë për kushte shumë specifike ruajtjeje.

Ngrirësit Liebherr për vaksinat i përmbushin këto kritere dhe mund të përshtaten me kërkesat individuale për temperaturën dhe ruajtjen. Liebherr ofron një gamë të gjerë ngrirësish për vaksina, të cilët mund të programohen nga -9°C deri në -45°C në varësi të përdorimit. Kontrolluesit e saktë elektronikë dhe sistemet e brendshme të alarmit garantojnë ruajtje në temperaturë të saktë.

Përmbledhje e ngrirësve Liebherr për vaksina | -20°C

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82 / 60,1 / 61,8 cm

SUFsg5001-70 Kryoboxen 450px mig

Shumica e vaksinave mbahen në temperaturë 2°C deri në 8°C

Vaksinat që përmbajnë antigjenë ose patogjenë të dobësuar zakonisht mbahen në temperatura midis +2°C dhe +8°C, edhe për kohë të gjatë. Megjithatë, edhe këtu zbatohen standarde të veçanta sigurie në lidhje me temperaturën. Shumë vaksina nuk duhet të ngrijnë. Nëse ndodh një rënie ose rritje e papritur e temperaturës, vaksinat mund të dëmtohen. Një pikë tjetër e rëndësishme është zinxhiri i ftohjes: Për vaksinat e gjalla duhet të garantohet ftohje pa ndërprerje midis +2°C dhe +8°C. Megjithëse edhe vaksinat e paaktivizuara duhen ftohur, zinxhiri i ftohjes mund të ndërpritet këtu, për shembull, për transport afatshkurtër.

Përmbledhje e frigoriferëve Liebherr për vaksina | +2°C to +8°C

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82 / 60,1 / 61,8 cm

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82 / 60,1 / 61,8 cm

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82 / 60,1 / 61,8 cm

  • Dimensionet e jashtme: lartësi / gjerësi / thellësi 82 / 60,1 / 61,8 cm

01/02

A doni më shumë informacion rreth produkteve tona?

Ju lutemi na dërgoni të dhënat e kontaktit dhe na tregoni se për cilat pajisje jeni të interesuar. Do të kthehemi te ju sa më shpejt të jetë e mundur.