
Ftohje efikase – mbroni mjedisin dhe kuletën.
Ju siguroni përbërës të cilësisë së lartë. Për të tjerat kujdesemi ne.
Frigoriferët tanë janë vazhdimisht ndër më të vlerësuarit. Dhe kjo jo vetëm në aspektin e efikasitetit të energjisë.
Kampionët tanë të efikasitetit janë vërtet të gjithanshëm. Përveç konsumit të ulët të energjisë, ata kanë gjithashtu nivele jashtëzakonisht të ulëta zhurme, hapësirë të bollshme për ushqime, jetëgjatësi të madhe shërbimi, rezerva të mëdha fuqie, shfrytëzim optimal të hapësirës dhe siguri absolute në përdorimin e përditshëm.

Kur bëhet fjalë për efikasitetin, ne nuk fokusohemi te vetëm një faktor. Ne mbikëqyrim disa gjëra njëkohësisht. Ndër të tjera, të gjithë elementët e pajisjeve tona kanë ndjeshmëri dhe koordinim në mënyrë harmonike për të siguruar efikasitet, qëndrueshmëri, rehati dhe kosto optimale.
Kjo e bën më të thjeshtë dallimin midis pajisjeve efikase dhe atyre joefikase.
Me etiketë të re të energjisë për frigoriferët ftohës dhe ngrirës me funksion të shitjes direkte nga data 1 mars e vitit 2021.
Sipas rregullores së re të BE-së, nga data 1 mars, duhet të tregohet efikasiteti energjetik i të gjithë frigoriferëve ftohës dhe ngrirës me funksion të shitjes direkte. Kjo gjë arrihet me anë të një etikete të re, e cila synon të lehtësojë vendimin e blerjes. Pajisjet vlerësohen në shkallën e efikasitetit nga ''A'' deri në ''G'', në varësi të efikasitetit. Informacioni i detyrueshëm në etiketë ndryshon për grupet e mëposhtme të produkteve: Frigoriferët e pijeve, frigoriferët ngrirës banak për akullore dhe pajisjet e ftohëse dhe ngrirëse për supermarketet. Kjo do të thotë që etiketa e re vjen në versione të ndryshme.
Veç kësaj: Që nga data 1 korrik e vitit 2019, etiketa ka qenë e detyrueshme edhe për dollapët e ruajtjes. Edhe diçka tjetër: Pajisjet laboratorike dhe frigoriferët farmaceutikë përjashtohen nga detyrimi i etiketës.
Një pamje më e detajuar e etiketave të reja
Zbuloni frigoriferët tanë më efikasë për përdorim tregtar.
Frigoriferët tanë përdorin shumë pak energji elektrike. Nuk është aspak çudi që shumë pajisje Liebherr mund të gjenden në klasat më ekonomike të efikasitetit të energjisë A dhe B. Ky efikasitet ka dy avantazhe: Mbron mjedisin. Dhe ul faturën e energjisë elektrike. Konsumi më i ulët nuk ndikon në ftohje: Ushqimi juaj do të mbetet i freskët për një kohë më të gjatë.
Përpikëri dhe besueshmëri maksimale – të gjitha zgjidhjet tona për ftohje profesionale sa hap e mbyll sytë
Keni pyetje apo ju nevojitet ndonjë këshillim?
Po kërkoni një frigorifer të ri ftohës ose ngrirës? Na tregoni çfarë është e rëndësishme për ju dhe zbuloni modelin e duhur që i përshtatet nevojave tuaja. E keni tashmë një prej katër frigoriferëve ftohës ose ngrirës dhe do të donit disa këshilla për përdorimin dhe trajtimin e tij? Na kontaktoni. Ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.
Mund të na kontaktoni me anë të telefonit nga e hëna në të premte, ora 08:30 - 17:00.
Linja telefonike e shërbimit
+355 453 018 32
















