Deklarata e privatësisë

Pyetje për shërbimin pas shitjes

Ne, firma “Liebherr- Hausgeräte Marica” EOOD, u kushtojmë rëndësi të madhe mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave Tuaja personale. Prandaj, është e rëndësishme që ne t'Ju informojmë se cilat të dhëna personale përpunojmë, për çfarë qëllimi dhe çfarë të drejtash keni në lidhje me të dhënat Tuaja personale.

A. Dispozita të përgjithshme

I. Çfarë janë “të dhënat personale” dhe çfarë do të thotë “përpunim”?

- “Të dhënat personale” (më poshtë të quajtura "të dhënat") është çdo informacion me të cilin mund të identifikohet një person fizik. Të dhënat personale nuk janë vetëm informacioni me të cilin identifikohet drejtpërdrejt një person (si p.sh. emri ose adresa elektronike), por edhe informacioni përmes të cilit në mënyrë indirekte, përmes njohurive shtesë të disponueshme, mund të identifikohet një personi i caktuar.

- "Përpunim" nënkupton të gjitha operacionet që mund të kryhen me të dhënat Tuaja personale (si mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përdorimi ose fshirja e të dhënave).

II. Kush mban përgjegjësi për përpunimin e të dhënave Tuaja?

Administratori i të dhënave Tuaja personale është:

“Liebherr- Hausgeräte Marica” EOOD,

4202 Radinovo, bashkia Marica, qarku Plovdiv

Tel.:00359/32-50-5309

E-mail: [email protected]

III. Çfarë janë të drejtat Tuaja si subjekt i të dhënave?

Brenda kuadrit ligjor si subjekt i të dhënave, Ju keni të drejtë për:

- Informacion/akses në të dhënat Tuaja;

- Korrigjim të të dhënave të pavërteta dhe plotësim të të dhënave të paplota;

- Fshirje të të dhënave Tuaja, veçanërisht kur (1) ato tashmë nuk janë të nevojshme për qëllimet e treguara në këtë deklaratë të privatësisë, (2) Ju keni tërhequr pëlqimin Tuaj dhe mungon arsye tjetër ligjore për përpunimin, (3) të dhënat Tuaja janë përpunuar në mënyrë të paligjshme ose (4) Ju keni kundërshtuar përpunimin dhe nuk ekzistojnë arsye ligjore bindëse për përpunimin, të cilat të kenë përparësi.

- Kufizim të përpunimit të të dhënave Tuaja, veçanërisht kur saktësia e tyre kundërshtohet nga Ju ose përpunimi i të dhënave Tuaja është i paligjshëm, por Ju keni kërkuar kufizim të përdorimit të të dhënave, në vend të fshirjes së tyre.

– Kundërshtim për përpunimin e të dhënave Tuaja, bazuar në një interes legjitim për arsye që rrjedhin nga veçantia e situatës Suaj konkrete ose - pa arsyetim të veçantë - kur përpunohen të dhëna personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë; nëse nuk ka një kundërshtim ndaj të dhënave të përpunuara për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, Ju lutemi tregoni arsyet e kundërshtimit, pse ne nuk mund të përpunojmë të dhënat Tuaja personale ose përkatësisht ne nuk mund t'i përpunojmë në këtë mënyrë. Në rast kundërshtimi të arsyetuar ne verifikojmë çështjen dhe ndalojmë përpunimin e të dhënave, përveç nëse vërtetojmë se ka baza ligjore bindëse për përpunimin që tejkalojnë interesat, të drejtat dhe liritë Tuaja, ose përpunimi shërben për konstatimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve të ligjshme.

- Marrje të të dhënave në një format të strukturuar, të aksesueshëm, të lexueshëm nga makina, si dhe transferim të të dhënave Tuaja nga ne direkt te një administrator tjetër.

- Tërheqje të pëlqimit Tuaj për përpunim, nëse na keni dhënë një të tillë. Ju lutemi, kini parasysh se ligjshmëria e përpunimit bazuar në pëlqimin Tuaj deri në momentin e tërheqjes së tij mbetet e paprekur nga tërheqja Juaj.

Në paraqitjen e pretendimeve në lidhje me të drejtat e mësipërme, Ju lutemi për mirëkuptim nga ana Juaj që eventualisht do të kërkojmë prova nga Ju të cilat të konfirmojnë se Ju jeni personi, për të cilin prezantoheni.

Përveç kësaj, ju keni të drejtë të bëni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent nëse konsideroni se përpunimi i të dhënave Tuaja personale shkel kërkesat e Rregullores (BE) 2016/679 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe lidhur me lëvizjen e lirë të të dhënave të tilla.

B. Përpunimi i të dhënave personale

I. Kërkesë për riparimin e pajisjes, pyetje për riparim, shërbime online në fushën e Shërbimit pas shitjes

Në kuadrin e marrjes me shkrim, telefonik ose elektronik të kërkesave dhe riparimit të mëpasshëm të një pajisjeje në vend, për kërkesat e riparimit të paraqitura online, si dhe për shërbimet online në fushën e Shërbimit pas shitjes, ne përpunojmë të dhënat personale të mëposhtme.

Çfarë të dhënash personale përpunojmë ne dhe për çfarë qëllimesh?

Ne përpunojmë këto të dhëna personale:

- Thirrje

- Emri dhe mbiemri;

- Adresa (rrugë, numër, kod postar, vendbanim, shtet).

- Numri i telefonit

- Adresa e-mail

- Resp. emri i firmës

- Resp. personi i kontaktit

- Numri serial dhe data e blerjes së pajisjes Suaj

- Përshkrimi individual i gabimit / rastit konkret ose i pyetjes, përmbajtjes së formularit të kontaktit

Të dhënat e sipërme përpunojmë parimisht për këto qëllime:

- Identifikimi i partnerit përgjegjës të shërbimit për Ju dhe caktimi i një date/ore për riparimin e pajisjes

- Komunikimi me ju në lidhje me të gjitha pyetjet qe janë lidhur me riparimin e pajisjes (rastit të shërbimit)

- Verifikimi i pajisjes së markës Liebherr të blerë

- Klasifikimi i defektit nga ana e teknikut të servisit

- Kryerja e anketave për studimin e kënaqësisë së klientëve.

Eventualisht marrim të dhëna për Ju brenda realizimit të kontaktit dhe kryerjes së riparimit nga vetë servisi pas shitjes i firmës Liebherr ose nga një partner shërbimi i zgjedhur nga ne, me të cilin kemi kontratë të lidhur. Pa ofruar të dhënat personale të mësipërme, riparimi, respekt. kërkesa online për riparim, respekt. shërbimet online në fushën e Shërbimit pas shitjes nuk janë të mundshme. Ne mbledhim të dhëna të tjera personale vetëm nëse ato janë dhënë nga Ju vullnetarisht.

Përpunimi i të dhënave për qëllime të tjera mund të bëhet vetëm, nëse janë të respektuara kërkesat e nevojshme ligjore në bazë të nenit 6, parg. 4 të Rregullores (BE) 2016/679. Në këtë rast, kuptohet, ne do të respektojmë të gjitha detyrimet për ofrimin e informacionit në bazë të nenit 13, parg. 3 të Rregullores (BE) 2016/679 dhe nenit 14, parg.4 të të Rregullores (BE) 2016/679.

Mbi çfarë baze ligjore përpunojmë të dhënat Tuaja?

Përpunimi i të dhënave tuaja kryhet në bazë të arsyeve ligjore të mëposhtme:

1. Zbatimi i kontratës ose detyrimeve para kontratës (neni 6, parg. 1, germa "b") të Rregullores (BE) 2016/679).

2. Mbi bazën e interesave legjitime të administratorit (neni 6, parg.1, germa “e”) të Rregullores (BE) 2016/679).

Interesat tona legjitime janë:

- Përmirësimi i vazhdueshëm i servisit tonë pas shitjes me qëllim garantimin e kënaqjes së klientëve.

Kur jeni në një situatë të veçantë, keni të drejtën të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave Tuaja, duke respektuar kërkesat e nenit 6, parg. 1, germa “e” të Rregullores (BE)2016/679.

II. Kërkesa/njoftime

Në kuadër të pranimit të njoftimeve apo kërkesave me shkrim, me telefon ose në mënyrë elektronike ne përpunojmë të dhënat personale të listuara më poshtë.

Ju lutemi, kini parasysh se, nëse dhe për sa kohë merrni linjën tonë të nxehtë telefonike nga Shqipëria, thirrja Juaj telefonike do të ridrejtohet te shoqëria përgjegjëse Liebherr-Hausgeräte Marica EOOD, Bullgari. Kërkesa Juaj do të merret dhe do të përpunohet nga punonjësi i përgjegjshëm në departamentin e Shitjeve. Kjo është pjesë e aktivitetit tonë të zakonshëm tregtar.

Çfarë të dhënash personale përpunojmë dhe për çfarë qëllimesh?

Ne përpunojmë këto të dhëna personale:

– Thirrje (përshëndetje)

– Emri dhe mbiemri

– Adresa (rruga, numri i banesës, kodi postar, qyteti dhe shteti)

– Të dhënat nga thirrja telefonike (numri i telefonit, ora dhe kohëzgjatja e bisedës, metadata të telefonuesit, si informacion mbi ridrejtimin, rajoni gjeografik etj.)

– Adresa e emailit

– Emri i kompanisë, nëse është e aplikueshme

– Personi i kontaktit, nëse është e aplikueshme

– Të dhënat për përmbajtjen e kërkesës përkatëse

Këto të dhëna përpunohen prej nesh në parim vetëm për qëllimet e mëposhtme:

– Përgjigja dhe përpunimi i mëtejshëm i njoftimit ose kërkesës Suaj

– Garantimi i shërbimit teknik të sistemit tonë telefonik

– Garantimi, realizimi dhe optimizimi i shërbimit ndaj klientit.

Përpunimi i të dhënave për qëllime të tjera mund të kryhet vetëm nëse respektohen kërkesat e nevojshme ligjore sipas nenit 6, paragrafi 4 të Rregullores (BE) 2016/679. Në këtë rast, sigurisht që do të përmbushim të gjitha detyrimet për dhënien e informacionit sipas nenit 13, paragrafi 3 të Rregullores (BE) 2016/679 dhe nenit 14, paragrafi 4 të Rregullores (BE) 2016/679.

Mbi çfarë baze ligjore përpunojmë të dhënat Tuaja?

Përpunimi i të dhënave Tuaja kryhet mbi bazat ligjore të mëposhtme:

1. Zbatimi i kontratës ose detyrimeve para kontratës (neni 6, parg. 1, germa "b") të Rregullores (BE) 2016/679).

2. Mbi bazën e interesave legjitime të administratorit (neni 6, parg.1, germa “e”) të Rregullores (BE) 2016/679).

Interesat tona legjitime janë trajtimi korrekt/përgjigjja ndaj njoftimit ose kërkesës dhe optimizimi i shërbimit ndaj klientit.

Kur ndodheni në një situatë të veçantë, keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave Tuaja, duke respektuar kërkesat e nenit 6, paragrafi 1, shkronja e) të Rregullores (BE) 2016/679.

III. Kategoritë e marrësve

Ne mund të dorëzojmë të dhënat Tuaja eventualisht tek:

- Shoqëritë e tjera të koncernit Liebherr, nëse kjo është e nevojshme për përgatitjen, zbatimin ose përfundimin e kontratës ose nëse ka një interes legjitim nga ana jonë për këtë dorëzim dhe nuk ka asnjë interes legjitim të kundërt nga ana Juaj që do të kishte përparësi;-

- Ofruesit të funksioneve që përdorni dhe të shërbimeve të tjera eventuale;

- Ofruesit tanë të shërbimeve, të cilët na ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përmendura ,ë lartë;

- Gjykatat, gjykatat e arbitrazhit, institucionet ose avokatët, nëse kjo kërkohet për respektimin e legjislacionit në fuqi ose për parashtrimin, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

IV. Transferimi i të dhënave në shtete të treta

Transferimi i të dhënave tek institucionet në vendet jashtë Bashkimit Evropian, përkatësisht Zona ekonomike evropiane (të ashtuquajturat vende të treta) ose tek organizatat ndërkombëtare lejohet vetëm (1) nëse na keni dhënë pëlqimin Tuaj ose (2) nëse Komisioni Evropian ka vendosur që ekziston një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave në shtetin e tretë (neni 45 i Rregullores (BE) 2016/679). Nëse Komisioni nuk ka marrë një vendim të tillë, ne do të jemi në gjendje t'i transferojmë të dhënat Tuaja tek subjektet e jashtme të vendosura në shtetet e treta, vetëm me kusht se ekzistojnë garanci të përshtatshme (p.sh. klauzola standarde për mbrojtjen e të dhënave, të miratuara nga Komisioni ose autoriteti mbikëqyrës në procedurën konkrete) dhe se të drejtat Tuaja janë të garantuara, respekt. transferimi i të dhënave është i lejueshëm në rastin konkret bazuar në derogimet e përcaktuara në nenin 49 të Rregullores (BE) 2016/679.

Nëse transferojmë të dhënat Tuaja personale tek shtetet e treta, ne do t'Ju njoftojmë për detajet e transferimit në vendet e përshtatshme të kësaj deklarate të privatësisë.

V. Afati i ruajtjes dhe fshirjes së të dhënave

Ne përpunojmë të dhënat Tuaja për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit përkatës, përveç nëse Ju e keni kundërshtuar në mënyrë efektive përpunimin e të dhënave Tuaja ose e keni tërhequr efektivisht pëlqimin Tuaj.

Nëse ekzistojnë detyrime ligjore për ruajtjen e të dhënave, ne do të duhet të ruajmë të dhënat përkatëse brenda afatit të detyrueshëm. Pas skadimit të këtij afati ne kontrollojmë nëse ka ende nevojë për përpunim. Nëse nuk ekziston më një nevojë e tillë, të dhënat Tuaja do të fshihen.

VI. Marrja e automatizuar e vendimeve individuale

Kur vendosim dhe realizojmë marrëdhënie të biznesit ne nuk aplikojmë vendimmarrje plotësisht të automatizuar në përputhje me nenin 22 të Rregullores (BE) 2016/679. Nëse në raste të veçanta përdorimi i procedurave të tilla bëhet i nevojshëm, ne do t’Ju informojmë për këtë veçmas për aq sa kjo parashikohet në ligj.

VII. Mbrojtja e të dhënave nga aksesi i paautorizuar dhe humbja

Ne përdorim masa teknike dhe organizative të sigurisë, për të garantuar se të dhënat Tuaja janë të mbrojtura nga humbja, ndryshimi ose aksesi i paautorizuar nga palët e treta. Në çdo rast akses në të dhënat Tuaja nga ana jonë kanë vetëm personat e autorizuar dhe vetëm në masën që është e nevojshme për qëllimet e përmendura më sipër.

Data e aktualizimit të fundit: tеtor 2025